Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë shënuar dhe momentet e para të tensioneve tashmë brenda sallës së Kuvendit.
Ishte deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i cili është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar drejt foltores për të mbajtur fjalën, por pa qenë radha e tij..
Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë Garda duke e penguar.
Ndërsa ky i fundit ka vijuar të qëndrojë në foltore, edhe pse me mikrofonin e fikur dhe pa e pasur të drejtën e fjalës.