Sot protesta e opozitës, rrugët që do të bllokohen

23 December 2024, 08:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot protesta e opozitës, rrugët që do të bllokohen
Protesta e opozitës

Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës, të cilën e quajnë mosbindje civile.

Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit 2024 rifitoi lirinë pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë 'arrest shtëpi' në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv "Partizani" pasuar me ndërtimin e 19 kullave ku përfitues është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion. 

Si pasojë e protestës do të bllokohen edhe disa rrugë në Tiranë. Ato janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.


Video