Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të dorëzohet vetë në polici pas dënimit të tij, që e cilëson si një vendim politik të urdhëruar nga Edi Rama.
Në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, Salianji tha se është në dijeni që policia do të zbatojë vendimin e prokurorisë, dhe ai do të shkojë vetë për të përballuar situatën.
‘Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do tyë jem vetë që do të shkoj’, tha Ervin Salianji.