Rama nxjerr të dhëna të tjerë për fluturimet e tij dhe të Berishës, krahason vitet 2008 me 2022

28 October 2022, 16:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nxjerr të dhëna të tjerë për fluturimet e tij dhe
Rama dhe Berisha

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër status në "Twitter" pas akuzave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, për udhëtimet me charter, ku nga të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë, ai kishte 274 fluturime me "CHARTER - 0000".

Pasi krahasoi më herët shpenzimet e Kryeministrit për udhëtimet jashtë të vitit 2010 dhe të vitit 2021, Rama tani ka publikuar dhe të dhënat e viteve 2008 dhe 2022.

Kreu i Qeverisë shkruan se kjo është një tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona eurove për fluturime tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallën me përbuzje shqiptarët.

Postimi i plotë:

Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për fluturime tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët:

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:

2008 --> 261.023 Lek të reja

2022 --> 120.459 Lek të reja


Video