Fluturimet me "charter", Rama nxjerr shifra: Berisha shpenzoi afro 4 herë më shumë se unë në 2010

28 October 2022, 14:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fluturimet me "charter", Rama nxjerr shifra: Berisha shpenzoi afro 4
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, për udhëtimet me charter, ku nga të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë, ai kishte 274 fluturime me "CHARTER - 0000".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se të gjitha ato që janë përfolur për udhëtimet e tij janë shpifje. Rama ka bërë publike shpenzimet që ka kryer ai dhe Berisha, në kohën kur ka qënë kryeministër. Sipas Ramës, Berisha ka shpenzuar 4 herë më shumë se ai.

Postimi i Ramës:

Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2010 - 251.365Lek të reja

2021 - 64.972Lek të reja


Video