Rama i kundërpërgjigjet Veliajt, shkarkon Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn nga Bashkia e Tiranës

20 Mars 2025, 09:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EdI Rama dhe Erion Veliaj

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia urdhrin që mban datën 19 Mars, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzve të më të afërt të tij.

Ky urdhër shfuqizon urdhrin e Ramës, i cili komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.

Sipas burimeve, policia bashkiake është urdhëruar që të mos lejojë hyrjen në institucion të dyshes Dokushi – Goxhaj.

Nuk dihet sesi është bërë ligjërisht anulimi i emërimit të Sara Goxhaj, dhe me pas shkarkimi i saj bashkë me Alban Dokushin, pasi kjo është kompetencë e Këshillit Bashkiak, ose e Kryetarit në detyrë Erion Veliaj.

Megjithatë nëpër qarqet mediatike flitet se kohët e fundit ka nisur një "luftë e ftohtë" mes Ramës dhe Veliajt, dhe kjo mesa duket është reflektuar me ndryshimet në Bashkinë e Tiranës në 24 orët e fundit.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video