PS kërkon zvogëlimin e numrit të bashkive, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale…

30 October 2025, 23:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS kërkon zvogëlimin e numrit të bashkive, Mazniku: Nuk i
Arbjan Mazniku

Mazhoranca synon që deri në muajin korrik të vitit 2026, çështja e Reformës Territoriale të jetë e zgjidhur. Kështu u shpreh sonte Arbjan Mazniku, i cili pritet të jetë bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar që do të ngrihet për Reformën Territoriale.

Mazniku u shpreh se sot një pjesë e madhe e bashkive të vogla kanë vështirësi për të ushtruar funksionet që kanë për detyrë. Sipas tij, nuk është e mundur që të mbahen 61 administrata funksionale në mënyrë që të ushtrojnë të gjitha detyrat e tyre.

“Vullneti politik është i gjeneruar nga një eksperiencë e gjatë administrativ dhe qeverisës. Gjëja që kemi kuptuar është që një pjesë e madhe e bashkive të vogla sot kanë vështirësi të mirëfillta për t’i ushtruar funksionet që kanë.

Unë hyj padyshim te grupi i njerëzve që besoj se ne nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale për të ofruar të gjitha shërbimet që ka bashkia. Pra për të gjitha detyrat që i janë dhënë bashkisë, mirëmbajtja e menaxhimi i ujit, menaxhimi i mbetjeve, menaxhimi i territorit, pastrimi”, tha Mazniku në “Opinion”.

Ai theksoi në studio se ka një lidhje mes madhësisë së bashkësisë dhe eficencës më të mirë të administrimit të saj.

“Kemi një seri të dhënash që na tregojnë se ka një korrelacion midis madhësisë së bashkisë dhe të dhënave”, tha Mazniku.


Video