Presidentja Osmani nis takimin me partitë politike, Albin Kurti e bojkoton!

6 Mars 2026, 13:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me partitë politike, pak orë pasi shpërndahu Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja në Kosovë.

Mësohet se kryeminstri dhe Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bojkotuar mbledhjen.

Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit. 

Bëhet me dije se të pranishëm në takim nuk janë as partitë e vogla që janë në koalicion me Vetëvendosjen.

Ndërkohë në mbledhje janë, Bedri Hamza, kryetar i PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe partitë e tjera opozitare të vogla.


Video