Premtoi ceremoni mortore falas, Noka merr në mbrojtje kandidatin e Libohovës: Po varrosen me borxh, s’ishte rastësor premtimi

3 May 2023, 15:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Premtoi ceremoni mortore falas, Noka merr në mbrojtje kandidatin e
Flamur Noka

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka marrë në mbrojtje kandidatin e koalicionin "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Libohovës, Adil Xhelilin, pasi premtoi shërbime funerale falas.

Në një intervistë për Report Tv, Noka u shpreh se njerëzit në Libohovë po varrosen me borxhe.

"E ka thënë dhe mirë e ka thënë kandidati i Libohovës ceremoni mortore falas! Në Libohovë a e dini ju ku ka arritur kjo shoqëri varrosen me borxhe njerëzit. Më trego sa duhet të paguar për një varr e sa kushton ceremonia e varrimit. Ta mësojmë nga Adil Xhelili, i varrosin me borxh dhe punojnë 1 deri në 2 vite për të shlyer borxhin. Janë mbi dhjetëra familje që janë në borxh. Këta janë të pashpirtë! Nuk ka qenë asnjë rastësore." - tha Noka.


Video