Nikolla shtyn për javën tjetër seancën për Ahmetajn, Bardhi: Po pengoni drejtësinë! Bashkëpunoni me krimin

12 July 2023, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikolla shtyn për javën tjetër seancën për Ahmetajn,
Foto ilustruese / Këshilli i Mandateve

Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Arben Ahmetajt.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kolegët e maxhorancës se po vonojnë qëllimisht çështjen duke penguar drejtësinë.

Bardhi i ka bërë thirrje anëtarëve socialistë të Këshillit të Mandateve t’i hapin rrugën procesit për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, si dhe ka kërkuar që çëshja të përfshihet në seancën plenare të ditës së nesërme.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jenpi më shumë kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, ka deklaruar Bardhi.

Megjithatë kryetarja e Kuvendit, Nikolla ka vendosur që çështja e Ahmetajt të përfshihet seancën e posaçme që do të mbahet javën e ardhshme, në datën 17 korrik.


Video