Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar sonte ndryshimet në qeverinë Rama.
“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë. Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan.
Një pjesë e paralajmërova unë. Kisha informacion. Janë kthyer në shqetësim real për partnerët ndërkombëtarë për sigurinë ndërkombëtare. Sot u zyrtarizua qeverisja Balluku-Agasi, janë emrat të sponsorizuar, vetë pushteti i Ramës është simboli i këtyre dy individëve.
Shqiptarët janë dëshmitarë që këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Ka vetëm 5 muaj kjo qeveri e re. Në numër është ndërruar gjysma e kabinetit. Nuk kemi parë që korrupsioni është zvogëluar, por është zmadhuar. Problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Sistem apo regjim që udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi.
Nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve. Kam bërë dhe do bëj betejë me çdo zyrtar të lartë të korruptuar. Kam vijuar betejën me Ramën me Ballukun, edhe emrat e rinj, janë pjesë e kallëzimeve në SPAK ndaj Belinda Balluku, janë bashkëpunëtorët e saj të afërt,” tha Bardhi në News 24.