“M’u hiq qafe”! Flamur Noka përplaset fizikisht me Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit (VIDEO)

19 December 2024, 15:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“M’u hiq qafe”! Flamur Noka përplaset fizikisht me Agron
Pamje nga perplasja

Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur ashpër në Kuvend me Agron Shehajn, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Deputeti Shehaj prej disa orësh po proteston në sallën e Kuvendit, duke kërkuar fjalën për procedurë.

Në një moment Flamur Noka, ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj.

Noka i kërkoi të lironte foltoren, duke i thënë “Largohu, se je bërë kloun i Erion Veliajt këtu”.

Ndërsa Shehaj nuk lëviz, Noka i thotë “Agron, m’u hiq” dhe më pas lëvizi nga foltorja dhe e shtyu.

“Kur të them unë largohu, mu largo. Mbylle tani”, i tha Noka, ndër të tjera.

Më pas Noka i mori celularin Shehajt (me të cilin ishte live në TikTok) dhe ia hodhi tutje, ndërsa Xhelal Mziu tentoi të godiste Shehajn.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Por ndërhyrja e Gardës qetësoi gjithçka.


Video