“Mos e ngri zërin se s’kam frikë”, tensione në Komisionin e Sigurisë! Deputeti i PD përplas mikrofonin: Mos bëj protagonistin!

23 September 2024, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos e ngri zërin se s’kam frikë”, tensione në
FOTO/ Komisioni i Sigurisë: Ervin Hoxha/ Nasip Naço/ Asllan Dogjani

Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Në Komision ka qenë duke raportuar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, por para se ai të merrte fjalën, deputeti i PD, Asllan Dogjani u përplas me kryetarin e Komisionit, Nasip Naço, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.

Debati:

Nasip Naço: Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj.

Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë.

Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara.

Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën  e fjalës. Nuk ka raport.

Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin.


Video