Mbyllet votimi në Finiq dhe në Këlcyrë, PS merr dyfishin e votave të PD

12 May 2025, 17:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet votimi në Finiq dhe në Këlcyrë, PS merr dyfishin e
Pamje nga numerimi i votave

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit.

Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit.

Shumicën e votave i ka marrë Partia Socialiste, duke ngjyrosur me rozë në këtë mënyrë edhe një tjetër bashki.

Rezultati në Finiq:

Partia Socialiste – 2511 vota

Partia Demokratike – 1166 vota

Partia Socialdemokrate – 219 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 171 vota

Lëvizja Bashkë – 17 vota

Partia Mundësia – 12 vota

Koalicioni Euroatlantik – 11 vota

Lëvizja Atdheu – 8 vota

Edhe në bashkinë Këlcyrë procesi i numërimit të fletëve të votimit ka përfunduar.

Edhe këtu forca politike që kryeson është Partia Socialiste me një rezultat prej 1702 votash.

Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore forcë e dytë me 965 vota.

Ndërsa forcë e tretë në është Nisma Shqipëria Bëhet me 101 vota.


Video