“Lubia me fustan është Edi Rama, burreci që fshihet pas grave”, Berisha: S’dua ta lëshoj gojën, por…

4 Nëntor 2025, 13:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ashpër ka qenë me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se lubia e veshur me fustan është vetë Rama.

“Pra, me asnjëri prej tyre nuk u mjaftua, shkoi te sulltanesha për t’i thënë çdo shqiptari se ky është Edi Rama. Se lubia me fustan është Edi Rama. Burreci që fshihet pas fustaneve të grave. Se çfarë nuk do ta lëshojë gojën, turp. S’mund të bënte kurrë zëvendësin 50 milionësh. Dielli është Edi Rama”, tha ai.


Video