Lirohet nga detyra zv/ministrja e Arsimit, Rama e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin “Petro Nini”

18 December 2024, 18:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga detyra zv/ministrja e Arsimit, Rama e zëvendëson me Orjana
Nina Guga dhe Oriana Osmani

Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, është liruar nga detyra me vendim të Qeverisë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e drejtuar nga zv/Kryeministrja, u emërua edhe zv/ministrja e re e Arsimit.

Sipas vendimit të Qeverisë, në këtë detyrë është emëruar Orjana Osmani.

Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

 


Video