Kuvendi miraton në parim projektligjin për Barazinë Gjinore

6 Nëntor 2025, 22:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton në parim projektligjin për Barazinë Gjinore

Me 77 vota pro dhe 36 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim pas një seancë maratonë mbrëmjen e së enjtes projektligjin e shumëdebatuar për Barazinë Gjinore.

Gjatë seancës parlamentare pati replika të forta mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të grupi të PS-së, Taulant Balla. Partia Socialiste kërkoi përjashtimin për 30 ditë të Sali Berishës pas deklaratave të tij për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që sipas organizatorit Akil Pano, ky ligj është kriminal dhe kundër familjes.

Ndërkohë, me 77 vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Me këtë votim ndërpritet edhe procedura për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.


Video