Kuvendi miraton ndryshimet në 3 projektligje

8 June 2023, 19:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton ndryshimet në 3 projektligje
Votimi në Kuvend

Në përfundim të seancës plenare të kësaj të enjte, deputetët e pranishëm në Kuvend kanë miratuar ndryshimet në tre projektligje.

Dritën jeshile e morën projekligjet për “Taksat Kombëtare”, për “Policinë e Burgjeve” dhe për “Financat e Vetëqeverisjes Vendore”.

Projektligji për “Taksat Kombëtare” mori 72 vota pro, 13 kundër dhe asnjë votë abstenim.

Projektligji për “Policinë e Burgjeve” mori 74 vota pro, 5 abstenim dhe asnjë kundër.

Ndërsa Projekligji për “Financat e Vetëqeverisjes Vendore” mori 73 vota pro, 7 abstenim dhe asnjë kundër.


Video