Pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ku ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe ministrave të saj, ka ardhur një përgjigje aspak e hijshme nga kreu i grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla.
Ky i fundit ka deklaruar: “Për të mbajtur gojën se e di unë çfarë meriton ai, i tha hajdutët kësaj pjese. Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash gjithmonë, se t'i kësaj i vjen anash.”, tha Balla.
Pas këtyre fjalëve, ka ardhur reagim i menjëhershëm nga deputeti demokrat Flamur Noka, i cili i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, përjashtimin e Taulant Ballës, pasi sipas tij, përdori gjuhën e një halabaku rrugësh.
"Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Merr masa, nuk bëhet fjalë.Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme”, tha Noka.
Por, në reagimin e mëpasëm, Balla tha se nuk e kishte në atë kuptim që e morën deputetët e opozitës.
"Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala, e kanë problemin me veten e tyre, kanë probleme mendore. Ajo çfarë doja të thoja është që Sali Berisha, Partisë Socialiste do vazhdojë t'i bëjë atë që ka marrë si përgjigje në këto 10 vite." - tha Balla.
Gjithsesi, Lindita Nikolla nuk mori asnjë masë ndaj Ballës dhe iu tha deputetëve të opozitëse se nëse kanë ankesa mund t'i drejtohen Komisionit të Etikës.