
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili tha se ka propozuar një draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas Berishës, ky është një akt i shëmtuar që e tensionon akoma më shumë situatën.
Sipas Berishës, teksti i këtij dokumenti është shkruar në Beograd, ndërsa u shpreh se Rama kërkon të zgjidhë çështjen që ka me McGonigal.
“Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përben një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit.
Një akt i shëmtuar në historinë e marrëdhënieve të dy vende, një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Një akt që Rama përpiqet të zgjidhë konfliktin e tij me McGonigal, për të cilin në cdo drejtësi të botës vendin e ka në burg, aty ku është MeGonigal”, tha Berisha.