"Ku jeni sot ju që donit dhunë?" - Rama iu përgjigjet protestuesve: Ca nga ju e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk…

30 Qershor 2026, 20:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar protestës qytetare, thekson përmes një postimi në rrjetet sociale, se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.

Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht kjo, të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk…

Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ai e shoqëron postimin me një video-mesazh të moderatorit dhe aktivistit Shpend Gashi, ku ndër të tjera ky i fundit dëgjohet duke thënë: “ju që na thoni në rrugë duam dhunë, duam përshkallëzim, ku jeni sot ku jemi gërricur me policinë ne”. 


Video