KQZ nuk do të regjistrojë “Shtëpinë e Lirisë” pa hequr dorë nga “Partia Demokratike”

2 February 2022, 16:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KQZ nuk do të regjistrojë “Shtëpinë e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 17:30 për të shqyrtuar kërkesat e 11 partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Mes kërkesave është edhe ajo e dorëzuar nga LSI-së, si pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Në këtë kërkesë, LSI thotë se është në koalicion me Komisionin e Rithemelimit – Partia Demokratike.

Ligji zgjedhor e kërkon që për koalicionet të përcaktohet se kush është partia udhëheqëse e tij. Në kërkesën fillestare të LSI-së thuhet se partia udhëheqëse e koalicionit është pikërisht Komisioni i Rithemelimit – Partia Demokratike.

Por, burime nga KQZ të Voxnews.al pohojnë se kërkesa për t’u regjistruar në këto kushte do të rrëzohet, sepse përmban në të emrin e Partisë Demokratike, që nga ana tjetër është regjistruar si subjekt më vete zgjedhor.

Pra, “Shtëpia e Lirisë” nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit me fjalët “Partia Demokratike” mes anëtarëve të koalicionit. Zgjidhja mund të gjendet duke e ndryshuar këtë dhe duke hequr nga koalicioni këto fjalë dhe duke vendosur LSI-në si forca udhëheqëse e koalicionit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video