Këshilltarët e opozitës përballë policisë, nuk lejohen të futen në bashkinë e Tiranës: Po na provokojnë

26 April 2024, 12:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këshilltarët e opozitës përballë policisë, nuk

Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës nuk lejohen të futen brenda ambienteve, duke i kërkuar shpjegim drejtorit të policisë së kryeqytetit pse nuk po i lejojnë.

“Bashkia e tiranës sot është e rrethuar nga zinxhirët e korrupsionit. Nuk po na lejohet që të futemi. i bëj thirrje drejtorit të policisë së Tiranës të na bëjë me dije pse nuk po na lejon të futemi brenda. Jemi këshilltare të zgjedhur”, tha Teliti.

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë nuk heqin dorë nga aktet e dhunës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.

Edhe gjatë protestës së sotme një grup militantësh u mblodhën paraditen e sotme para bashkisë dhe të nxitur nga diskursi i organizatorëve të prostestës u hodhën shishe me molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës duke rrezikuar jetët e policëve dhe duke shkaktuar flakë para derës së bashkisë.


Video