Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dhe politikanit Servet Pëllumbi, duke e vlerësuar si një figurë të spikatur dhe të respektuar në jetën publike shqiptare.
Pas homazheve, Topi u shpreh për mediat se kishte pasur mundësinë ta njihte nga afër profesor Pëllumbin gjatë aktivitetit të tij politik, duke e cilësuar atë si një ndër zërat më të ekuilibruar.
Bamir Topi theksoi se Servet Pëllumbi mbetet një nga bashkëpunëtorët më të mirë që ka njohur në politikë.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet për familjen. Jam njohur gjatë aktivitetit tim politik nga afër me prof. Pëllumbin. Vjen si një bindje e brendshme dhe konstante, ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS në veçanti. Një njeri reformator. Ka shumë për të folur, por unë do ta mbyll me këto fjalë, është një nga burrat më të mirë që unë kam pasur rastin të bashkëpunoj në politik”, tha ish Presidenti Topi.