Çfarë nuk u pa në kamera, Rama nervoz i kërkon llogari Macron-it dhe Michel-it (FOTO)

23 June 2022, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë nuk u pa në kamera, Rama nervoz i kërkon llogari
Rama pas takimit

Gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së, kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar.

Në foto e mëposhtme, Rama qendron në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe duket se po i kërkon shpjegim për rezultatet e takimit.

Të njëjtën gjë duket se ka bërë më pas dhe me presidentit francez Emmanuel Macron. Lideri francez duket sikur vijon të ketë vëmendjen drejt fotos, por Rama vijon t’i flasë mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje.

 



Video