Kryeminsitri Edi Rama në takimin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë për 35 vjetorin e Partisë Socialiste foli dhe për drejtësinë.
Ai solli rastin e Erion Veliajt, duke e cilësuar të burgosur politik.
"Nuk jemi duke kërkuar lirinë për të burgosurin politik Erion Veliaj, se nuk është çështja jonë. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të na duket ne.
Ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për ti lënë fëmijëve një Shqipëri tjetër kemi një detyrë, detyrën që Fatos Nano e kreu më së miri jo vetëm duke përballuar burgun, por dhe duke dalë me dorën e shtrirë nga i burgosuri itij.
Pa i hapur asnjëherë detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para. Jemi në udhëkryq, jo PS, Shqipëria.
Mes së shkuarës dhe të ardhmes. Mes Shqipërisë që kemi pasur kaq shumë vite dhe asaj që kemi misionin t’ja lëmë fëmijëve në BE.
Ajo në BE kërkon sakrifica, të të gjitha llojeve. Drejtësia është e vetmja sakrificë reale që politikanët bëjnë sepse lëshojnë pushtet, lëshojnë një shpatë me rrezikun që t’ju vijë me të drejtë dhe padrejtë", tha ai.