Deri tani 160 mijë emigrantë janë regjistruar në PER, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim

21 February 2025, 10:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deri tani 160 mijë emigrantë janë regjistruar në PER,
Deri tani 160 mijë emigrantë janë regjistruar në PER

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së.

Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje emigrantëve që kërkesa për regjistrim është deri më 4 mars.

“Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!

Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!

Shpërndaje Njoftimin Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:

Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, thuhet në njoftim.


Video