Deputetët e opozitës rrethojnë Blendi Klosin, bllokohet foltorja, Peleshi njofton pushim

24 September 2026, 11:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetët e opozitës rrethojnë Blendi Klosin, bllokohet foltorja,

Ndërsa Blendi Klosi u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij duke iu përgjigjur Sali Berishës, deputetët e opozitës e rrethuan. Në seancë ka nisur kaosi pasi u refuzua edhe kërkesa e PD për ndryshimin e rendit të ditës duke kaluar te debati për Vlora Hysenin.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë u bien tavolinave duke thirrur “narkoshteti.”

Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit njoftoi 10 minuta pushim.


Video