Denoncimi i Berishës: Dyshja e hajdutëve Rama-Balluku zbrazin digat dhe ua shesin sekserëve

7 May 2023, 13:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi i Berishës: Dyshja e hajdutëve Rama-Balluku zbrazin digat
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", Zija Ismaili.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ai denoncoi skemën e vjedhjes së energjisë elektrike, ku sipas tij, Shqipëria prej dy vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.

Berisha u shpreh se dyshja Rama dhe Balluku zbrazin digat dhe iua shesin sekserëve të tyre.

“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj. Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, ua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre. Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.


Video