Bojë, qirinj dhe shoqërime në polici, mbyllja e protestës së opozitës në foto

12 November 2022, 20:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bojë, qirinj dhe shoqërime në polici, mbyllja e protestës
Mbyllja e protestës së opozitës në foto

Sali Berisha kërkoi në fund të protestës që protestuesit të ndiznin nga një qiri për viktimat që sipas tij janë vrarë nga dora e shtetit.

Kjo bëri që protestuesit të çanin kordonin e policisë dhe të hidhnin bojë në drejtim të mureve të Kryeministrisë. Në të njëjtën kohë një pjesë tjetër e qytetarëve nisën të ndezin qirinj.

Organizatorët e protestës ndërhynë për të qetësuar protestuesit. Megjithatë, një prej tyre u shoqërua nga policia, pasi goditi me shkelm derën e Kryeministrisë.

Megjithatë, situata u qetësua disa minuta më pas dhe protestuesit u zhvendosën në pjesën e shkallëve të godinës së qeverisë, ku vijuan të ndezin qirinj. Protesta u mbyll rreth orës 19:20 minuta.



Video