Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë!

28 March 2026, 12:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 28 mars, një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë, ndërsa zbuloi dhe datën e protestës së ardhshme të opozitës.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.

Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri.

Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha Berisha.


Video