Berisha i bëri thirrje të rinjve të protestojnë për TikTok, Rama: Nuk ka lidhje me lirinë e fjalës, do zgjasë deri sa kompania të na japë...

10 March 2025, 16:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha i bëri thirrje të rinjve të protestojnë për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke ironizuar thirrjen e kreut të PD-së Sali Berisha drejtuar adoleshentëve që të protestojnë për mbylljen e TikTokut.

Rama thotë se arsyeja e mbylljes nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës, dhe se “ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre”.

“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në shesh për tiktakun. Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj.

Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënete duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni Tiktokun.

Ne presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm me javën e shkuar ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre.  Nuk ka të bëjë gjëkundi me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet. Uroj të jetë e përkohshme, do zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan për sigurinë e fëmijëve. Apeli i bufit të kënetës duhet marrë tejet seriozist si një simptomë lajthitje e rrezikshme”, u shpreh Rama.


Video