Berisha akuza Yuri Kim-it: Pse e mbështete Bashën e akuzuar për financime ruse?

27 February 2023, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha akuza Yuri Kim-it: Pse e mbështete Bashën e akuzuar për
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku sërish ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin "McGonigal".

Po ashtu, Beerisha ka hedhur akuza dhe ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim se pse ajo ka mbështetur Lulzim Bashën për kreun e PD, kur diheshin financimet ruse. Ai i kërkoi Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e Yuri Kim dhe tha se ambasadorja duhet t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve.

"Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD. A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit. Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?
Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus. A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve? Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë." deklaroi Berisha.


Video