Basha sulmon Berishën dhe Ramën: Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD-në

29 May 2023, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha sulmon Berishën dhe Ramën: Ta harrojnë ata që thurin
Basha ne Durres

Nga Durrësi, ish-kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se do të mbrojë Partinë Demokratike.

Basha tha se PD-ja do të ringrihet, pavarësisht planeve që kanë për ta zhbërë këtë forcë politike, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Edi Ramën dhe Sali Berishën.

“Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD, e kundërta do të ndodh se ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit, po e rigjejmë udhën falë rinisë”, tha Basha.

Edhe në këtë takim, ai prezantoi pikat e programit të tij politik, që nis me Vettingun në politik, listat e hapura dhe kufizimi i pushtetit të kryeministrit deri në 2 mandate.


Video