Aulon Kalaja kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre, SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen

12 August 2025, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aulon Kalaja kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre, SPAK vendos
Aulon Kalaja

SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.

Vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

Për çështjen e falsifikimit, vendimin e ka dhënë Ols Dado qe shkruan në vendim se nga ballafaqimi i tabelave përkatëse të numërimit fillestar dhe tabelave të rinumërimit, ka ndryshime në numërimin e votave që kanë marrë kandidatë të ndryshëm të koalicionit të PD-së./top channel

 

 


Video