Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen në dorë, Balla: Duhet të arrestohet!

27 July 2026, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen në dorë, Balla: Duhet

Taulant Balla ka reaguar për gjestin e Agron Shehajt i cili mori marrëveshjen e konfidencialitetit për huanë 302 mln dollarëshe nga SHBA.

Sipas Ballës, Shehaj duhet të arrestohet. Ai e quan “hajdut të të dhënave personale” që tani vjedh edhe dokumente të Kuvendit.

“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla.


Video