ZYRTARE/ Zbulohet televizioni ku do shkojë Grida Duma dhe emisioni që do drejtojë (Foto)

11 November 2022, 13:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ZYRTARE/ Zbulohet televizioni ku do shkojë Grida Duma dhe emisioni që

Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike. Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament,  por në televizion duke drejtuar një emision. Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel.

Ky lajm është konfirmuar nga  Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

 



Video