Zbulohet data, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania

20 November 2022, 13:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet data, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania

Prej kohësh është përfolur për një datë të nisjesh së edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani në një pyetësor në Instagram la të kuptohet se edicioni i këtij viti mund të nis në dhjetor tashmë po aludohet për një datë.

Sipas ‘Vip Magazine’ BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor.

Po ashtu, shtëpia ku banorët do të qëndrojnë do të jetë e rikonceptuar dhe punimet tashmë janë drejt përfundimit.

Theksojmë që para edicionit të ri të ‘reality-show’, Arbana do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSh që mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

 



Video