Fero zbulon detaje nga marrëdhënia me Arbenitën

20 November 2022, 00:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fero zbulon detaje nga marrëdhënia me Arbenitën
Fero dhe Arbenita

Reperi Fero rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.

Ai u shpreh se partnerja e tij Arbenita e kupton në çdo çast dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

“Me Arbentin kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”, tha ai në “Më lër të flas”.

Çifti Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë me datë 24 prill të vitit 2021. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Lidhja e këngëtarit Feron Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, me modelen Arbenita Ismajli u zbulua që në fund të vitit 2018, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën në fillim të vitit tjetër.

 

 

 


Video