Një burrë që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me gomone një javë më parë dhe po mbahej në një qendër pritjeje, ka vdekur.
Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Brendshme. Në njoftim thuhej se emigrant u sëmur ndërsa ishte në qendrën e paraburgimit në Kent dhe u dërgua në spital, por më vonë vdiq.
Mësohet se ai ka mbërritur më 12 nëntor dhe është sëmurur të premten në mbrëmje.
“Mund të konfirmojmë se një person që qëndronte në Manston ka vdekur këtë mëngjes (të shtunën]) në spital pasi nuk ishte mirë”, tha një zëdhënës i Home Office, raporton “The Guardian”.
“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për të gjithë të prekurit. Derisa të bëhet një ekzaminim pas vdekjes, nuk mund të komentojmë në detaje, por në këtë fazë nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se kjo vdekje tragjike është shkaktuar nga një sëmundje infektive. Ne e marrim sigurinë dhe mirëqenien e atyre që janë në kujdesin tonë jashtëzakonisht seriozisht dhe ofrojmë objekte shëndetësore 24/7 me staf mjekësor të trajnuar në Manston”, tha zëdhënësi.
Nuk dihet ende mosha, identiteti apo shtetësia e peronit që ka humbur jetën në qendrën e pritjes së Britanisë.