Aktorja e famshme hollivudiane, Jennifer Lawrence i ka lënë pak imagjinatës, teksa është shfaqur në një skenë të “nxehtë” në filmin e ri të shfaqur në Netflix, "No Hard Feelings”.
Aktorja fituese e Oscar shfaqet tërësisht nudo në një skenë buzë detit teksa lufton me disa “gangsterë” që i vodhën rrobat.
“Çfarë bën Jennifer Laërence duke u përleshur nudo në këtë film?”, shkroi i habitur një fans.

Kjo skenë, e cila është vendosur në mes të filmit, tregon personazhin e Jennifer-it, Maddie, duke bërë not me një student 19-vjeçar, të cilën ajo po përpiqet ta joshë.
Sipas plotit, Maddie (Lawrence) duhet të takohet me Percy (Feldman), sepse prindërit e tij duan që djali i tyre të ketë një përvojë romantike përpara se të shkojë në kolegj.
Takimet e tyre të pakëndshme i detyrojnë të dy të zhvishen në plazh dhe kur u vjedhin rrobat, një Maddie krejtësisht e zhveshur vrapon nëpër rërë për t’u përleshur me grupin e hajdutëve.
