Një zyrtar i lartë i Policisë në SHBA është vënë në qendër të një hetimi pas akuzave se ka pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një gjyqtare federale brenda ambienteve të gjykatës.
Sipas raportimeve të medias amerikane Bloomberg Law, bëhet fjalë për zëvendës Shefin e Policisë së Atlantës, Kelley Collier, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me gjyqtaren federale Eleanor Ross, 58 vjeç.
Komiteti për Sjelljen dhe Aftësinë Gjyqësore pranë Konferencës Gjyqësore të Shteteve të Bashkuara konfirmoi javën e kaluar se ka marrë një ankesë zyrtare lidhur me këtë çështje.
View this post on Instagram
Sipas pretendimeve të përfshira në ankesë, takimet mes dy zyrtareve kanë ndodhur në zyrën e gjyqtares gjatë orarit të punës.
Raportohet se disa punonjës të gjykatës kanë dëgjuar zhurma që kanë ngritur dyshime për sjellje të papërshtatshme në ambientet zyrtare.
Pas publikimit të këtyre pretendimeve, Policia e Atlantës njoftoi se ka nisur një hetim të brendshëm për të verifikuar nëse personi i përmendur në dokumentet e Komitetit Gjyqësor është punonjës i saj dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave profesionale.
Kelley Collier figuron aktualisht si komandant e Divizionit të Shërbimeve Komunitare në Policinë e Atlantës.
Gjyqtarja Eleanor Ross thuhet se ka marrë një qortim privat lidhur me këtë rast.
Ross ushtron detyrën si gjyqtare në Gjykatën Federale të Qarkut Verior të shtetit të Xhorxhias dhe është emëruar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, ndërsa konfirmimi i saj nga Senati u bë në vitin 2014./Marrë nga NyPost