Urinoi në oborr/ Valbona dhe Amos sërish sherr me Maestron: Shkele dinjitetin tënd

4 February 2023, 21:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Urinoi në oborr/ Valbona dhe Amos sërish sherr me Maestron: Shkele
Armaldo Kllogjeri

Sfida e rezistencës ndonëse u shoqërua me batuta, debatet nuk munguan as aty. Situata u agravua kur Luizi dhe Armaldo urinuan në oborr në sy të të gjithë banorëve.

Luizi, Amos dhe Efi debatun ashpër pasi Amos e cilësoi Luizin shtazë.

Por edhe Armaldo debatoi keq me Valbonën, pasi ajo i tha që duhet t’i vijë turp nga ky veprim, pasi për moshën që ka nuk është aspak i hijshëm.

Në fakt Luizi nuk e bëri një veprim të tillë, por thjesht e inskenoi, pasi donte të shtynte Armaldon të bënte një gjë të tillë.

Armaldo: Unë jam shumë i disiplinuar kur bëhet fjalë për një lojë. Nuk e kam për qëllim të përifotj  nga ai veprim që bëra. Unë ja arrita qëllimit tim. Nuk kam bërë asgjë të turpshme, apo diçka që ndikon në institucion ku unë punoj. Nëse banorët kanë kuptuar që unë jam ndikuar nga Luizi, u them që jam shumë i qetë me veten time. Nuk kam bërë asnjë gabim. Është mendimi i tyre, ta gjykojnë si të duan.

Kiara: Nuk mu duk e hijshme situata. Jam dakord që të bësh sakrifica për  një lojë dhe kush duron më shumë. Ai që nuk do të duronte dot më, thjesht të hiqte dorë.

Armaldo: Ky është paragjykim. Valbona të lutem mos ndërhy.

Valbona: Mos fol më tepër se është gabim i rëndë. Mendoj që sakrificat e një loje shkojnë deri në një limit. Do isha shumë e lumtur që të stoponte aty. Ne kemi një bagazh më të zhvilluar, sepse kemi parë më shumë gjëra në jetë. Unë i thash të lutem mos bëj, ose të më thonte Valbona largohu. Të lutem mos i thash. Po e mbroja, si motër e madhe. Aty u ndjeva e ofenduar.

Armaldo: Unë nuk kam nevojë të më mbrojë. Di mirë ta mbroj veten time.,

Valbona: Jemi në bashkëjetesë.

Armaldo: Nuk të ndërpreva. Unë e bëra pa u provokuar. Me vetëdije të plotë. Nuk cënova të drejtën e askujt.

Valbona: Unë u ndjeva e ofenduar sepse kam limitet e mia. Ka të drejtën e botës të bëjë çfarë të dojë, por nmtë më thontë që të largohesha.

Pjesë e debatit për gjestin e Armaldos u bë edhe Amos, i cili ishte kritik ndaj veprimit të tij, në sfidën e rezistencës.

Amos: Deri ku mund të shkojë njeriu, vetëm për të fituar një lojë. Dhe sa e rëndësishme është kjo lojë, kur t’i përfqasëon një elitë? Ai shkeli dinjitetin e tij, pasi ai veprim nuk mund të bëhet përpara të gjithë njerëzve. Ka shumë gjëra që na diferencojnë nga kafshët. Në ato kushte, unë nuk do ta bëja kurrë.

Armaldo: More Amos, unë institucionin e përfaqësoj me punën që bëj. Mos e përfshi këtë këtu. Unë institucionin e përfaqësoj me dinjitet dhe punë të shkëlqyer.

Amos: Luizi ka treguar se nuk ka këllqe. Ai të bëjë çfarë të bëjë, por Armaldo është njeri i arteve.

Armaldo: Po pse e lidh artin tim?

Kristi: Problemi këtu është mendimi që kishte përpara atij veprimi. Është shumë e dobët të përmendësh moralin. Këtu standarti ka zbritur në atë nivel.

Amos: Ne nuk kemi toleruar asgjë.

Kristi: Ajo që bëri Armaldo është derivat i një situate të degjeneruar që është krijuar këtu. Kemi rënë në këtë situatë këtu.


Video