U martua njëra prej binjakeve të ngjitura në SHBA (FOTO)

28 March 2024, 16:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U martua njëra prej binjakeve të ngjitura në SHBA (FOTO)
Binjaket Hensel

Njëra prej binjakeve Hensel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë fund beqarisë.

Abby Hensel është marrtuar në një ceremoni sekrete me të dashurin e saj Josh Boëling, ku, natyrisht, ishte e pranishme edhe motra e saj binjake, Brittany.

Dy gratë kanë dy kokat e ndara, por ndajnë bashkë çdo gjë tjetër, trupin dhe të gjitha organet.

Ceremonia do të bëhej në vitin 2021, në fshehtësi të madhe, por gruaja vendosi ta bënte publike vetëm tani me disa postime në rrjetet sociale.

Në fotot e ndara, Abby shfaqet me binjaken e saj të veshur me një fustan të gjatë të bardhë dhe duke ndarë disa momente të ditës së saj të madhe.

U martua njëra prej binjakeve të ngjitura në SHBA (FOTO)

“Ne do të bëhemi nëna”, tha Brittany në dokumentarin e tyre për dëshirën e saj për mëmësinë.

“Ne nuk kemi menduar ende se si do të funksionojë”, tha ajo.

Binjakët Hensel kanë lindur në mars 1990 në Minesota, SHBA. Në momentin e lindjes së tyre, prindërit e tyre Patty dhe Majk vendosën të mos kryhet një operacion delikat i ndarjes, sepse ai konsiderohej shumë i rrezikshëm dhe njëra prej tyre do të rrezikonte të mos mbijetonte.

Gjendja e Abby dhe Brittany është shumë e rrallë, ato janë binjake të bashkuar dicefalik, të cilët kanë dy koka dhe një trup të vetëm, si dhe të gjitha organet e përbashkëta. Abby kontrollon anën e djathtë, ndërsa Brittany kontrollon të majtën.



Video