“U hakmora ndaj mësuesve”, aktori i njohur turk blen shkollën e tij të fillores dhe e shkatërron

3 May 2024, 17:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“U hakmora ndaj mësuesve”, aktori i njohur turk blen
Caglar Ertugrul

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka pushtuar mediat në vendlindje, me veprimin e tij që i ka lënë të gjithë të tronditur.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku pozon para një grumbulli rrënojash, ai rrëfen se ka blerë dhe më pas shkatërruar shkollën e tij të fëmijërisë.

Në postimin që ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, Ertugrul thotë se për veprimin e tij motiv ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit në fëmijëri.

Ai shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht gjatë fëmijërisë, ndërsa një lum komentesh ku kritikohet për veprimin ka vërshuar në postim. Madje veprimet e tij janë cilësuar si destruktive dhe antiturke.

Ertugrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk u ndanë mes atyre që e mbështetën aktin e tij dhe atyre që shprehen se po i dërgon mesazh të gabuar fëmijëve të vegjël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Caglar Ertugrul (@caglarertugrul)


Video