
Luana Vjollca është një prej moderatorëve që ka ditur gjithmonë si ta tërheqë publikun dhe ta mbajë të lidhur pas vetes.
E, të gjithë ata që ndjekin Luanën e dinë që simbol i jetës së saj janë trëndafilat.
Ndër vite, rrjetet sociale janë mbushur me foto trëndafilash, të cilat moderatorja duket se i ka të preferuarat e saj. Buqetat janë të shumëllojshme, duke nisur nga ato më modestet e deri tek ato me qindra lule.
Megjithatë, historia më e bujshme e trëndafilave është ajo që lidhet me propozimin më romantik të shoëbizzit. Ish partneri i saj, Krenar Çoçaj pas një lidhjeje disa vjeçare i propozoi Luanës duke "i hedhur nga qielli" mijëra trëndafila dhe duke i dhuruar një unazë që sipas medieve kapte shifrën e 20 mijë eurove. Një gjest romantik, por që përfundoi me refuzim. Trëndafilat, të preferuarit e saj nuk e bindën këtë herë Luanën, e cila i tha jo partnerit të saj.
Sot sërish trëndafilat janë kthyer në jetën e moderatores. Në ditëlindjen e saj të 34-të torta ishte e bërë nga petale trëndafili të kuq.