"Ta qaj hallin me kë do kesh të bësh", Arjan Konomin e “shqetëson” vetëm një gjë për Ori Nebijajn që do futet në Kuvend

3 December 2022, 17:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ta qaj hallin me kë do kesh të bësh", Arjan Konomin e
Ori Nebijaj dhe Arjan Konomi

Ditën e djeshme Oriela Nebijaj i ka dhënë lamtumirën programit që moderonte “Për’puthen”, për të nisur një tjetër rrugëtim tashmë si deputete e PD-së në Kuvend

Në puntatën e fundit ajo bëri një përshëndetje "lamtumire për publikun dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen. Për këtë largim zyrtar tashmë të Orit edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Përputhen” i ka thënë dy fjalë dhe  jo vetëm kaq.

Ai i ka qarë hallin moderatores se me kë do të merret në parlament në vazhdim.

“Ishte një përvojë e bukur të punoje me ty @ori_nebijaj. Shumë suksese në karrieren tënde të re! Jam i sigurt se ke për të qenë një zë i fortë në parlamentin tonë, në këtë politikë të mbrapshtë që ka nevojë për ty e për njerëz me ndershmerinë, kurajon dhe përgatitjen tënde dhe pse ta qaj hallin me kë do kesh të bësh,-ka shkruar Arjani.

"Ta qaj hallin me kë do kesh të bësh", Arjan Konomin e

“Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjekësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjykim rrugëtimin tim në këtë emision por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”, tha Ori e emocionuar në fjalën e saj mbyllëse në Për’puthen”.

Oriela Nebijaj do të futet në Kuvend, pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.


Video