"Një ashure letrare". Iva Tiço tregon pse e quajti kështu recetën e saj. Ajo e ka marrë recetën nga romani i autores Elif Shafak “Bastardja e Stambollit”. Në fundin e këtij romani i cili në çdo kapitull ka një nga përbërësit e ashures në kapitullin “Arsenik”, Iva gjeti recetën e kësaj recete e cila duket shumë e bukur dhe shumë e shijshme .
Ajo kishte sjellë me vete në emisionin e “Rudina” në Tv Klan edhe një tas me ashure të cilit Rudina nuk mundi t’i rezistonte, por Iva Tiço ka zbuluar se edhe një personazh tjetër publik që “vdes” për ashure dhe ai është Blendi Fevziu.
Iva Tiço: Mbaj mend në vitet e fëmijërisë kishte dy lloj ashuresh një që ishte e thjeshtë dhe një me kadaif sipër. Unë vdisja për atë ashuren me që kishte pak kadaif. Akoma kam qejf që herë pas here në shtëpi kur kam ashure ble dhe pak kadaif dhe ja vë sipër, për hir të së shkuarës.
Rudina Magjistari: Ashurja për mua është një ëmbëlsirë shumë e shijshme.
Iva Tiço: Mos ta marri vesh Blendi Fevziu që jemi këtu se…
Rudina Magjistari: E ka të preferuarën e vetë këtë?
Iva Tiço: Ai vdes për ashure, mbaj mend që kur punonim te Klani i vjetër që kishim një dyqan poshtë, kishim kohën e ashures, kur ikte e gjithë redaksia për ashure