'Shihemi të hënën', Bora Zemani konfirmon rikthimin në 'Përputhen'

3 December 2022, 09:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Shihemi të hënën', Bora Zemani konfirmon rikthimin

Bora Zemani ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatore e “Për’puthen”. Gjatë mbylljes së spektaklit “Dancing With The Stars”, prezantuesja i njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të shihen së bashku ditën e hënë.

 “Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Kujtojmë se në rrjet po përflitjej se Isli Islami do të prezantonte emisionin por ai i hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja. 

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”,tha ai për “Goca dhe Gra”.


Video