Një video e shkurtër që tregon një pinguin të vetëm duke u larguar nga kolonia e tij drejt maleve të largëta antarktike ka bërë xhiron e internetit, duke u shndërruar në trend nën emrin “Pinguini Nihilist”.
Përdoruesit e mediave sociale e përshkruajnë pinguinin si simbol të krizës ekzistenciale, sfidës dhe kërkimit të një qëllimi: “Duket i vetmuar. Duket ekzistencial. Duket njerëzor”, shkroi një përdorues në X.
Trendit i është bashkuar edhe Shtëpia e Bardhë, duke postuar një imazh të krijuar me AI ku Presidenti Donald Trump duket duke ecur pranë pinguinit.
Në imazh, pinguini mban flamurin e SHBA-ve, ndërsa në malet në distancë duket flamuri i Groenlandës, me mbishkrimin: “Përqafo Pinguinin”.
Embrace the penguin. pic.twitter.com/kKlzwd3Rx7
— The White House (@WhiteHouse) January 23, 2026
Postimi shihet si një shtrirje e obsesionit të liderit republikan ndaj Groenlandës, megjithëse nuk u bë viral aq sa mendohej.
Por, “Pinguini Nihilist” ka kapur imagjinatën e përdoruesve të internetit, duke u bërë simbol i humorit, reflektimit dhe memes ekzistenciale në mediat sociale.
Ndërkohë që memet bëhen gjithnjë e virale gjithsesi, pyetja që njerëzit kanë shtruar ka qenë se nga vjen kjo video e këtij pinguini dhe përgjigja ka ardhur po nga rrjeti, që e ka gjurmuar.
Nihilist Penguin story that is going viral
— ? ?venom (@venom1s) January 23, 2026
> In the 2007 documentary Encounters at the End of the World, directed by Werner Herzog
> He spots an emperor penguin who stops following the group.
> Instead of heading with the others toward the sea for feeding,
he marches toward the… pic.twitter.com/kLkXBRmtzt
Videoja është një dokumentar prej 2007-ës në Antarktidë dhe me përdorimin masiv të mediave sociale – ndërthurur me situatën e komplikuar gjeopolitike në botë – e kanë risjellë këtë episod të këndshëm në vëmendje.